Inspektorati Policorë arreston një polic, suspendon dy eprorë në Dragash
Lexohet për: 2 min.
ipk
1 vit më parë
Linku u kopjua

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve, arrestuar një zyrtar policorë dhe ka suspenduar një Toger, shefi i hetimeve të Stacionit në Dragash dhe një Rreshter shef i ndërrimit.

“IPK është informuar se  në ambiente të Stacionit Policor Dragash, deri sa policia e kishte sjellë  një të dyshuar në stacion, policia dhe i dyshuari ishin sulmuar nga disa persona. Së bashku me qytetarët që  kanë sulmuar të dyshuarin me të cilin kanë pasur konflikt ka qenë edhe një zyrtar policor”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Sipas njoftimit Inspektoratit ka dalë në vendngjarje dhe ka intervistuar palët ku është njoftuar Prokurori Kujdestar dhe me urdhër të Prokurorit janë  ndaluar katër të dyshuar një pjesëtarë i PK-së me gradë zyrtar policor i ri dhe tre persona tjerë civil.

“Lidhur me këtë rast, për menaxhim të dobët të rastit dhe dështim në ofrimin e sigurisë së të dyshuarit, me rekomandim të IPK-së janë suspenduar një Toger Policor-Shefi i Hetimeve të Stacionit dhe një Rreshter Policor-Shef i ndërrimit”, njofton IPK-ja.

Inspektorati dhe Prokuroria Themelore në Prizren në vazhdim do të ndërmarrim edhe veprime tjera hetimore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025