Infantino uron FFK-në: 10 vite rritje dhe frymëzim për futbollin në Kosovë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Infantino uron FFK-në: 10 vite rritje dhe frymëzim për futbollin në Kosovë
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka uruar Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) për shënimin e 10-vjetorit të anëtarësimit në këtë organizatë, duke vlerësuar lart progresin e arritur gjatë kësaj dekade.
Përmes një postimi në Instagram, Infantino theksoi se futbolli në Kosovë ka shërbyer si frymëzim për gjeneratat e reja dhe riafirmoi përkushtimin e FIFA-s për të mbështetur zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij sporti në vend.
“
Përgëzime Federatës së Futbollit të Kosovës për kremtimin e 10 viteve si federatë anëtare e FIFA-s. Gjatë dekadës së kaluar, futbolli në Kosovë ka vazhduar të rritet dhe të frymëzojë shumë lojtarë të rinj dhe tifozë”, ka shkruar Infantino.
Kreu i futbollit botëror gjithashtu kujtoi kontributin e ndjerë të ish-presidentit Fadil Vokrri dhe vlerësoi punën e vazhdueshme të presidentit aktual, Agim Ademi. Kosova u bë pjesë e FIFA-s më 13 maj 2016, një moment që mbetet historik për sportin kosovar.
KosovaPress