Shpallja fajtorë e terroristëve të Banjskës, Imeri: Konfirmim i forcës së shtetit, por pa ndëshkimin e Radojçiqit s’ka stabilitet në rajon
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Shpallja fajtorë e terroristëve të Banjskës, Imeri: Konfirmim i forcës së shtetit, por pa ndëshkimin e Radojçiqit s’ka stabilitet në rajon
Banjskaa
24/04/2026 - 19:44
Linku u kopjua

Politologu Dorajet Imeri ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me rastin e sulmit në Banjskë të Zveçanit, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm për drejtësinë dhe sigurinë në Kosovë.

Sipas Imerit, vendimi dënues për tre të akuzuarit dëshmon se institucionet e Kosovës, pavarësisht sfidave, kanë arritur të trajtojnë me seriozitet dhe profesionalizëm një nga rastet më të ndjeshme të viteve të fundit. Ai theksoi se ky proces gjyqësor nxjerr në pah tri mësime kryesore.

“E para, rendi kushtetues dhe integriteti territorial i Kosovës janë të pacenueshme dhe çdo përpjekje për t’i sfiduar ato do të marrë përgjigjen e merituar ligjore. E dyta, është e qartë se Kosova ka bërë progres të dukshëm në ngritjen e kapaciteteve të saj në fushën e sigurisë dhe drejtësisë. Dhe e treta, nuk mund të ketë stabilitet të qëndrueshëm në rajon përderisa figura kyçe të përfshira në organizimin e këtyre akteve vazhdojnë të jenë të lirë,” ka shkruar Imeri në Facebook.

Ai u ndal veçanërisht tek roli i Milan Radojçiqit, duke theksuar se mungesa e përballjes së tij me drejtësinë përbën pengesë serioze për normalizimin e situatës në rajon.

Duke folur për qëndrimin e Listës Serbe, e cila lëshoi edhe sallën e Kuvendit të Kosovës pas vendimit, duke thënë se mosdistancimi i vazhdueshëm nga akti në Banjskë tregon mungesë vullneti për të kontribuar në paqe dhe stabilitet.

“Një nga mësimet që ende nuk po përvetësohet është nevoja për përgjegjësi politike dhe morale nga aktorët përfaqësues të komunitetit serb në Kosovë,” përfundoi ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026