Çështja e kthimit në punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet në kuadër të procesit më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha të mërkurën zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Radion Evropa e Lirë (REL).
“Bashkimi Evropian i ka bërë vazhdimisht thirrje Serbisë për inkurajim, ndërsa Kosovës për ta mundësuar riintegrimin e personelit të drejtësisë nga komuniteti serb, në përputhje me marrëveshjet e arritura në dialog dhe me ligjet e Kosovës”, thuhet në përgjigjen me shkrim për REL-in.
Përfaqësuesit e komunitetit serb u larguan kolektivisht nga institucionet e Kosovës në fund të nëntorit 2022, duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të hequr nga përdorimi targat e automjeteve të lëshuara nga Serbia dhe për t’i zëvendësuar ato me targat e Kosovës.
Përveç zyrtarëve policorë dhe punonjësve të administratës lokale, dorëheqje dhanë edhe rreth 130 gjyqtarë, prokurorë dhe punonjës administrativë të sistemit të drejtësisë në katër komunat me shumicë serbe në veri: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Këshilli Gjyqësor konfirmoi se e ka pranuar letrën më 19 qershor dhe se kjo çështje do të shqyrtohet në njërën nga mbledhjet e ardhshme, në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore.
Këshilli Prokurorial, në anën tjetër, nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për koment.
Por, me kalimin e kohës, disa prej atyre që nuk mbështesnin Listën Serbe, mbetën pa këto paga dhe njëkohësisht humbën mundësinë për t’u rikthyer në vendet e tyre të mëparshme të punës.
Edhe Lista Serbe, para zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar, pranoi se largimi nga institucionet e Kosovës kishte qenë gabim.
Nga ana tjetër, autoritetet e Kosovës, të udhëhequra nga Albin Kurti, kanë theksuar se rikthimi i serbëve në institucionet e Kosovës nuk mund të jetë çështje politike, por duhet të trajtohet si çështje juridike dhe kushtetuese.