Imeri kritikon Vuçiqin për krahasimin e situatës në Iran me ndërhyrjet e NATO-s më 1999
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Imeri kritikon Vuçiqin për krahasimin e situatës në Iran me ndërhyrjet e NATO-s më 1999
Aleksandar Vuqiq
Foto Arkiv
28/02/2026 - 22:04
Linku u kopjua

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Dorajet Imeri, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili së fundmi ka krahasuar situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, duke rikthyer – sipas Imerit – narrativën e vjetër të viktimizimit të Serbisë.

Sipas Imerit, krahasimi i bërë nga Vuçiq nuk shoqërohet me asnjë reflektim për regjimin gjenocidial të Sllobodan Millosheviqit dhe krimet e kryera në Kosovë.

Vuçiç po e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s më 1999, duke rikthyer narrativën e vjetër të viktimizimit të Serbisë, por pa asnjë reflektim për regjimin gjenocidial të Millosheviqit dhe krimet e kryera në Kosovë. Në vend të distancimit të qartë nga e kaluara, vazhdon retorika që relativizon historinë dhe e paraqet Serbinë si viktimë të përhershme. Nuk ka pranim përgjegjësie, nuk ka pendesë, nuk ka sinjal serioz se politika e sotme është shkëputur nga logjika e viteve ’90”, shkruan ai në Facebook.

Ai thekson se retorika e tillë nuk duhet parë si deklaratë për konsum të brendshëm politik, por si mesazh me peshë për rajonin dhe për partnerët ndërkombëtarë.

“Këto deklarata janë mesazhe politike që duhet të merren seriozisht nga rajoni, SHBA dhe BE. Stabiliteti në Ballkan nuk ndërtohet mbi mohimin e së kaluarës, por mbi përballjen me të vërtetën”, thekson profesori.

Sipas tij, historia ka dëshmuar se neglizhimi i retorikës nacionaliste mund të prodhojë pasoja të rënda, andaj reagimi dhe vigjilenca ndërkombëtare janë thelbësore për ruajtjen e stabilitetit në rajon.

Reagon profesori Dorajet Imeri ndaj deklaratave të Aleksandar Vuçiqit për NATO-n dhe Iranin. Ja pse ai thotë se kjo retorikë duhet të merret seriozisht nga rajoni, SHBA dhe BE.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026