Kosovarët po votojnë sot, lirshëm dhe pa asnjë brengë për sigurinë e tyre, në zgjedhjet nacionale të shtetit të tyre, që janë të tretat brenda 16 muajve të fundit.
Në përgjithësi, votimet e 7 qershorit janë të njëmbëdhjetat që mbahen në nivel kombëtar, prejse vendi u çlirua nga Serbia, më 1999.
Atëherë, Kosova mbahej e pushtuar nga Serbia, që kishte sjellë këtu qindra mijëra trupa ushtarake, policore e paramilitare duke ushtruar dhunë e terror mbi shqiptarët.
Këta të fundit kërkonin ta rikthejnë këtë zonë, por UÇK-ja po i forcon pozicionet e saj.
Ekipi i APTN-së kishte filmuar një njësi të Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës në vijën e frontit, teksa ajo u vu nën sulm nga ushtria serbe.

Bashkëluftëtarët e tyre përpiqeshin t’i dërgojnë të lënduarit në spitalet në Shqipëri, por këtë herë ata ishin trajtuan në fushëbetejë me furnizimet e pakta mjekësore që kishin në dispozicion. /KosovaPress/