Deputeti i VV-së: I lus disa ambasadorë që të mos e shkatërrojnë Gjykatën Kushtetuese me vizita
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Deputeti i VV-së: I lus disa ambasadorë që të mos e shkatërrojnë Gjykatën Kushtetuese me vizita
Adnan Rrustemi 1234
Foto Arkiv
11/03/2026 - 12:14
Linku u kopjua

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, u ka bërë thirrje disa ambasadorëve që të mos ndërhyjnë në punën e Gjykatës Kushtetuese përmes vizitave, takimeve apo formave të tjera të ndikimit.

Përmes një postimi nw Facebook, Rrustemi theksoi se çdo ndërhyrje e mundshme në institucionin më të lartë të interpretimit të Kushtetutës do të dëmtonte rëndë pavarësinë e tij.

“I lus disa ambasadorë që të mos e shkatërrojnë Gjykatën Kushtetuese me vizita, takime e ndërhyrje, sepse dëmet për vendin tonë do të jenë të pariparueshme”, ka deklaruar ai.

Sipas Rrustemit, Gjykata Kushtetuese duhet të funksionojë e pavarur dhe pa presione nga faktorë të jashtëm, duke marrë vendime vetëm në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

Kushtetuesja ka vendos masë ndaj dekretit të Presidentes deri më 31 mars.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026