Shqipëria po konsiderohet gjithnjë e më shumë një destinacion turistik alternativ me kosto të ulët krahasuar vendet e tjera më të njohura dhe më të shtrenjta, si Spanja, Greqia dhe Italia, sipas “Il Messaggero”.
Shqipëra po përjeton një vit rekord të turizmit.
“Në korrik, 1,7 milionë vizitorë të huaj zgjodhën të vizitojnë Shqipërinë, 26% më shumë se një vit më parë”, deklaroi ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Turizmit, turistët nga Kosova mbeten në krye të renditjes, të ndjekur nga vizitorë nga vendet e tjera evropiane.
Numri i turqve, është rritur me 142%, numri i malazezëve është rritur me 62%, francezëve me 58% dhe italianëve me 53% krahasuar me vitin e kaluar.
Numri i kinezëve gjithashtu është rritur fuqishëm, me 152% veçanërisht falë marrëveshjeve të bashkëpunimit midis dy vendeve.
Me atë rast, ministrja Kumbaro njoftoi se Shqipëria në gjashtë muajt e parë të vitit kishte pritur mbi 310 mijë turistë italianë, 57% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.