Arrestohet e suspendohet një polic për dhunë familjare në Graçanicë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Arrestohet e suspendohet një polic për dhunë familjare në Graçanicë
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale dhunë në familje.

IPK kishte pranuar dje informacione nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Graçanicë ka kryer veprën penale dhunë në familje.

Pas veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025