Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) dha paralajmërim meteorologjik të nivelit portokalli për të mërkurën 22 korrik, duke njoftuar se i gjithë territori i vendit mund të përfshihet nga stuhi lokale me bubullima.
Sipas IHMK-së, në disa rajone priten reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta me karakter stuhish.
Qytetarët janë ftuar të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura gjatë stuhive, të tregojnë kujdes në komunikacion dhe të ndjekin njoftimet e institucioneve kompetente.
Njoftimi i plotë:⛈️ Stuhi me bubullima
? Periudha e vlefshmërisë:
I gjithë territori i Republikës së Kosovës.
Gjatë datës 22 korrik 2026 priten zhvillime të fuqishme konvektive, të cilat do të sjellin stuhi lokale me bubullima, të shoqëruara në disa rajone me:
?️ reshje intensive shiu;
? erëra të forta me karakter stuhish.
⚠️ Ndikimet e mundshme:
• Dëmtime në rrjetin elektroenergjetik dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.
• Pengesa në sistemet e telekomunikacionit.• Dëmtime në objekte, automjete, infrastrukturë dhe kultura bujqësore, veçanërisht nga breshëri dhe erërat e forta.
• Rritje e rrezikut për ndezjen e zjarreve si pasojë e shkarkimeve atmosferike.
? Mos u strehoni nën pemë të vetmuara, pranë shtyllave elektrike ose objekteve metalike.
? Tregoni kujdes të shtuar në komunikacion për shkak të dukshmërisë së reduktuar dhe rrugëve të rrëshqitshme.
? Ndiqni njoftimet dhe udhëzimet e institucioneve kompetente deri në përfundimin e periudhës së paralajmërimit.
Shpejtësia e erës sipas matjeve të regjistruara nga Rrjeti Shtetëror Meteorologjik në Suharekë dhe Istog per datat 20 dhe 21.07.2026