Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se xhandarmëria është strukturë e domosdoshme e kohës e cila do të plotësojë boshllëkun ndërmjet Policisë së Kosovës dhe ushtrisë.
Ai këto komente i bëri në një konferencë për medie, me ç’rast theksoi se Kosova viteve të fundit është ballafaquar me sulme të shumtam sidomos në pjesën veriore të saj.
“Me qëllim të adresimit të sfidave të mëdha dhe rreziqeve jo të voglam si dhe përballjes me këto themelimi i xhandarmërisë si strukturë e re e specializuar moderne dhe e disiplinuar është domosdoshmëri e kohës e cila do të plotësoj boshllëkun ndërmjet Policisë së Kosovës dhe ushtrisë përkatësisht Forcës së Sigurisë së Kosovës. Xhandarmëria do të ketë mandat të qartë sigurimi i vijës kufitare tokësore, ujore dhe ajrore në tërë territorin e Kosovës, operacione kundër grupeve terroriste dhe grupeve të armatosura përfshirë ato me karakter para ushtarak, parandalimi dhe luftimi i të] gjitha llojeve të kontrabandës ndërkufitare si me mallra dhe emigrantë, menaxhimi i situatave të rrezikut të sigurisë së lartë si dhe sigurimi i infrastrukturës kritike. Modeli i xhandarmërisë është praktikë e dëshmuar evropiane”, tha ai.
Kurti deklaroi se themelimi dhe funksionalizimi i xhandarmërisë do të bëhet me ligj të veçantë, i cili do të votohet në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e ardhshme.Sipas tij, kjo strukturë do t’i ndihmojë Policisë së Kosovës të fokusohet më shumë në rendin publik dhe luftimin e krimit.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i pyetur rreth zbatueshmërisë së Ligjit për të Huajtm tha se qëllimi është legalizimi nuk ka normalizim pa legalizim.