Hysni Mehani e Fatos Geci, drenicasit e përfolur të VV-së, rrezikojnë të mos bëhet deputetë
3-Third
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Hysni Mehani e Fatos Geci, drenicasit e përfolur të VV-së, rrezikojnë të mos bëhet deputetë
geci e mehani
11/06/2026 - 14:03
Linku u kopjua

Dy deputetët nga Skenderaj, Fatos Geci e Hysni Mehani, emrat e të cilëve u përfolën shumë javëve të fundit për veprimet dhe deklaratat e tyre në lidhje me ish liderë të PDK-së dhe UCK-së, rrezikojnë të mos futen në parlament.

Kur janë numëruar rreth 90 për qind e votave në Kosovë, ata pozicionohen goxha ulët në listën e Vetëvendosjes, ku bëjnë pjesë.

Geci aktualisht ndodhet në vendin e 76, me 7 mijë e 834 vota, ndërsa Mehani edhe më poshtë. Ai pozicionohet i 81-ti, me 7 mijë e 449 vota.

Bazuar në përqindjen që ka marrë Vetëvendosje në zgjedhjet e 7 qershorit, numri i votave që kanë marrë ata, nuk u garanton ulëse në parlament.
Megjithatë, njëri dhe tjetri nuk janë pa gjasa të bëhen deputet, nëse partia vendos të bëjë ministra e zëvendësministra kandidatë të listës së saj, që ndodhet para Mehanit e Gecit në renditje.

Ky i fundit nuk ka kaluar mirë as për sa i përket votave që ka marrë në Skenderaj. Ish deputeti i mandatit të kaluar fitoi besimin e vetëm 199 drenicasve të kësaj komune.

Mehani ndërkaq, qëndron më mirë në Skenderaj. Ai ka marrë 1 mijë e 24 vota, sipas të dhënave preliminare të KQZ-së, transmeton KosovaPress.

Mehani u bë personalitet i përmendur shumë javëve të fundit, pas një incidenti që pati me kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun, muajin e kaluar, në një lokal të kësaj qyteze.

Geci ndërkaq, i bëri publicitet emrit të tij duke bërë deklarata kundër disa prej komandantëve të UQK-së që ndodhen në Hagë. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026