Policia godet kontrabandën dhe kalimet ilegale në veri të Kosovës
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Policia godet kontrabandën dhe kalimet ilegale në veri të Kosovës
Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të ndara të evidentuara në veri të vendit, që kanë të bëjnë me kontrabandim mallrash dhe kalim të paautorizuar të vijës kufitare.
Sipas Policisë, rasti i parë ka ndodhur më 7 maj 2026 rreth orës 19:10 në fshatin Junakë të Zubin Potokut, ku njësitë policore kanë ndaluar një automjet me targa serbe që drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar. Gjatë kontrollit është konstatuar se ai transportonte mallra pa dokumentacionin përkatës.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa malli i është dorëzuar Doganës së Kosovës.
Ndërkaq, rasti i dytë është regjistruar më 6 maj 2026 rreth orës 16:00 në PKK Bërnjak, ku është shoqëruar në stacion policor një shtetas i Serbisë, nën dyshimin se kishte kaluar ilegalisht kufirin.
Policia ka bërë të ditur se rasti po vazhdon të hetohet.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.