Humbi jetën një këmbësor në aksident trafiku në Zllopek të Pejës
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Humbi jetën një këmbësor në aksident trafiku në Zllopek të Pejës
Foto Ilustruese
Një këmbësor humbi jetën në aksident trafiku në fshatin Zllopek të Pejës të enjten rreth orës 11:00.
Lajmin e bëri të ditur Policia e Kosovës. Sipas Policisë, shkak ishte shpejtësia e veturës.
“Deri te aksidenti ka ardhur deri sa automjeti (A) ishte duke qarkulluar nga fshati Kosuriq-Pejë, me të arritur në fshatin Zllopek - Pejë, duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës (shpejtësisë) ku me pjesën ballore e godet këmbësorin i cili ishte duke e kaluar rrugën nga ana e djathtë e lëvizjes se automjetit në te majte. Pas lëndimeve të marrura të cilave nuk ka mundur tu perballoji. Vdekjen e viktimës në vend ngjarje e ka konstatuar mjeku kujdestarë.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa i dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.