Hovenier: SHBA i përkrahë përpjekjet e Kosovës për luftimin e korrupsionit
Lexohet për: 2 min.
mm
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, gjatë një fjalimi në Gala Darkën e Bamirësisë të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, tha se pjesëtarët e sektorit privat të Kosovës luajnë rol të rëndësishëm në adresimin e tri sfidave të ndryshme: diversifikimin e energjisë, fuqizimin ekonomik për të gjithë dhe sundimin e ligjit.

Ai falënderoi Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë për mbledhje të fondeve për kauza të vlefshme. Ai tha se ngjarjet si këto demonstrojnë rëndësinë e përgjegjësisë sociale të korporatave.

Duke folur për diversifikimin e energjisë, Hovenier, siç informoi OAK, tha se termocentralet e vjetra të Kosovës kanë ndikim të rëndësishëm në parashikueshmërinë e furnizimit me energji, në shëndetin e qytetarëve dhe në tërheqjen e investitorëve potencialë.

Ambasadori Hovenier theksoi rëndësinë e fuqizimit gjithëpërfshirës ekonomik, duke nënvizuar 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës gjinore.

“Ambasadori Hovenier tha se kur gratë gëzojnë mundësitë e barabarta të garimit në biznes, atëherë ato performojnë shumë mirë. Ambasadori Hovenier kërkoi nga Oda Amerikane të luajë rol udhëheqës në shoqërinë e Kosovës për të mundësuar eliminimin e barrierave në zhvillimin profesional, dhe heqjen e pengesave me bazë gjinore ndaj njerëzve, ashtu që të gjithë të jemi kampionë të sigurimit të një mjedisi të barabartë.”, u bë e ditur në komunikatë.

Hovenier mirëpriti përpjekjet e Kosovës për luftimin e korrupsionit, duke shtuar se Qeveria e SHBA-së është e përfshirë në përkrahjen e këtyre përpjekjeve, duke përfshirë edhe rolin aktiv të USAID-it në themelimin e gjykatës komerciale.


Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025