Hoti reagon për 10-shën e parë në listën e LDK-së
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Hoti reagon për 10-shën e parë në listën e LDK-së
avdullah-hoti
Foto Arkiv
12/05/2026 - 17:01
Linku u kopjua

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar në mënyrë jo direkte lidhur me raportimet e fundit se ai nuk është në mesin e 10 kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Hoti përmes një postimi në Facebook është shprehur se numri i vetëm që ka rëndësi është numri i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Numri i vetëm që ka rëndësi është numri i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Numrat e tjerë i përcaktojnë qytetarët”, ka shkruar Hoti.

Në media është raportuar se edhe Hykmete Bajrami nuk figuron në dhjetshën e parë nga lista e LDK-së.

Ndërkohë kujtojmë që sonte në mesnatë përfundon afati i përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për partitë politike që t’i dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë.

Lidhur me këtë proces, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi për Kosova Press ka thënë se kandidatët për deputetë do t’iu nënshtrohen verifikimit institucional, e në mesin e tyre do të jetë edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Në mesin e institucioneve nga të cilat KQZ do të kërkojë verifikim të kandidatëve është edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Në nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme theksohet se kandidat nuk mund të jetë një person nëse “është dënuar në 3 vitet e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv”, andaj për zbatimin e këtij kriteri ligjor, KQZ-ja do të kërkojë nga KGjK-ja verifikimin e listës së kandidatëve për të konstatuar nëse ndonjëri prej tyre bie ndesh me këtë kufizim”, tha Elezi.

Më 7 qershor do të mbahen zgjedhjet parlamentare për zgjedhjen e presidentit, ndërsa ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit është Albulena Haxhiu, e cila njëkohësisht mban postin edhe të kryetares së Kuvendit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026