Hoti i reagon Haxhiut për gazin amerikan: Sheshet do të mbushen me protestues së shpejti
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Hoti i reagon Haxhiut për gazin amerikan: Sheshet do të mbushen me protestues së shpejti
Avdullah-Hoti123456789
18/06/2026 - 20:07
Linku u kopjua

Ish-kryeministri Avdullah Hoti nga LDK-ja reagoi ndaj deklaratës së ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila tha se nuk e ka parë thirrjen e bërë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë për  përfshirjen e Kosovës në projektin e gazit amerikan.

Hoti tha “Kur të mbushen sheshet me protestues e shihni sa serioze është çështja. Dhe sheshet do të mbushen së shpejti”.

Reagimi i tij i plotë:

Si mund të deklarohet U.D. e Presidentes se nuk e ka parë deklaratën e palës amerikane lidhur me projektin e gazit?

Kur të mbushen sheshet me protestues e shihni sa serioze është çështja.

Dhe sheshet do të mbushen së shpejti.

Për vite me radhë, kur paralajmërimet kanë ardhur nga miqtë tanë ndërkombëtarë, kemi parë një qasje për t’i minimizuar, për t’i sulmuar ose për t’i shpërfillur.

Serioziteti ndaj një çështje jetike për të ardhmen e vendit tregon se çfarë prioritetesh ka kjo qeverisje. E papranueshme.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026