Dhjetë vjet nga përpjekja për grusht shtet në Turqi
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Dhjetë vjet nga përpjekja për grusht shtet në Turqi
Turqia
15/07/2026 - 08:31
Linku u kopjua

Sot mbushen 10 vjet nga përpjekja për grusht shtet në Turqi, e cila u zhvillua natën mes 15 dhe 16 korrikut 2016 dhe la pas të vrarë e shumë të plagosur.

Përpjekja për grusht shtet u organizua nga një pjesë e ushtrisë turke, e cila nxori tanke në rrugë, bllokoi ura në Stamboll, bombardoi ndërtesën e Parlamentit në Ankara dhe ndërmori sulme ndaj institucioneve shtetërore. Puçistët tentuan gjithashtu ta arrestonin presidentin e atëhershëm dhe të tanishëm të Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, i cili u bëri thirrje qytetarëve të dilnin në rrugë për t’iu kundërvënë grushtit të shtetit.

Përplasjet mes forcave besnike të qeverisë dhe puçistëve përfunduan me dështimin e grushtit të shtetit. Sipas autoriteteve turke, mbi 250 persona humbën jetën, ndërsa më shumë se 2.000 të tjerë u plagosën.

Pas dështimit të puçit, autoritetet turke ndërmorën një fushatë të gjerë arrestimesh dhe shkarkimesh në ushtri, polici, gjyqësor, administratë publike, universitete dhe institucione të tjera shtetërore. Dhjetëra mijëra persona u arrestuan, ndërsa qindra mijëra të tjerë u pezulluan ose u larguan nga detyra.

Qeveria turke e ka fajësuar për organizimin e tentativës për grusht shtet klerikun Fethullah Gülen dhe lëvizjen e tij, të cilën Ankaraja e cilëson si organizatë terroriste (FETÖ). Gülen, i cili jetonte në Shtetet e Bashkuara deri në vdekjen e tij në tetor 2024, i kishte mohuar vazhdimisht akuzat për përfshirje në organizimin e puçit. Në Turqi, 15 Korriku shënohet çdo vit si Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, me ceremoni përkujtimore në nderim të viktimave dhe atyre që kundërshtuan grushtin e shtetit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026