Në kuadër të javës së radhës në Bundesliga, Hoffenheim pret Werder Bremen në stadiumin PreZero Arena sot më 9 maj.
Hoffenheim hyn në këtë përballje nga pozita e 6-të në tabelë me 58 pikë, duke synuar të forcojë vendin në zonën evropiane. Në anën tjetër, Werder Bremen ndodhet në vendin e 15-të me vetëm 32 pikë, duke luftuar për mbijetesë në elitën e futbollit gjerman.
Vëmendje e veçantë pritet t’u kushtohet edhe lojtarëve me prejardhje shqiptare që janë pjesë e Hoffenheim, si Fisnik Asllani, Leon Avdullahi dhe Albian Hajdari, të cilët synojnë të japin kontributin e tyre në këtë sfidë të rëndësishme.
Ndërkohë, forma e mysafirëve mbetet shqetësuese, pasi kanë pësuar 3 humbje në 6 ndeshjet e fundit jashtë fushe.Formacionet e mundshme:
Hoffenheim 4-2-3-1): Oliver Baumann, Vladimir Coufal, Ozan Kabak, Albian Hajdari, Bernardo, Wouter Burger, Leon Avdullahu, Andrej Kramaric, Fisnik Asllani, Bazoumana Toure, Tim Lemperle.