​Vjen lajmi fantastik për sportistët Olimpikë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Vjen lajmi fantastik për sportistët Olimpikë
kok
25/06/2026 - 09:35
Linku u kopjua

Krijimi i grantit të ri “Fit for the Future Olympian Grant”, do t’i mundësojë çdo olimpisti të ketë të drejtë të përfitojë 10,000 dollarë amerikanë, duke filluar nga Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026, ka njoftuar Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Të gjithë sportistët pjesëmarrës në Lojërat Olimpike, për herë të parë në histori, do ta kenë mundësinë të marrin mbështetje financiare për zhvillimin e karrierës së tyre sportive.

IOC ka ndarë një fond prej 140 milionë dollarësh për çdo cikël olimpik, nga i cili pritet të përfitojnë rreth 14,000 olimpistë.

“Ky nuk është shpërblim për medalje. Është njohje për rrugëtimin, përkushtimin dhe sakrificat që duhen për t’u bërë olimpist,” deklaroi kryetari i Komisionit të Atletëve të IOC-së, Pau Gasol.

Ky grant do të jetë i disponushëm për të gjithë olimpistët që do të garojnë në Lojërat Olimpike, pavarësisht vendit që përfaqësojnë apo rezultateve të arritura.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026