“Histori dhimbjeje dhe force”, Haxhiu përkujton viktimat e dhunës seksuale
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“Histori dhimbjeje dhe force”, Haxhiu përkujton viktimat e dhunës seksuale
12988468-2d85-4720-bc54-8be5ad186182
14/04/2026 - 09:22
Linku u kopjua

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe tek memoriali “Heroinat”, duke kujtuar viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në ditën memorial të tyre.

Haxhiu tha se u mblodhën këtë të martë për ta përkujtuar dinjitetin dhe sakrificën e viktimave nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit.

Janë histori te thella të dhimbjes, por edhe të qëndresës dhe forcës së jashtëzakonshme. Vajzat dhe gratë, sikurse djemtë dhe burrat që i mbijetuan kësaj dhune na tregojnë që kemi edhe shumë punë për adresimin e përgjegjësive tona si institucione të Republikës së Kosovës”, tha Haxhiu.

Mes tjerash, ajo bëri të ditur se së fundmi janë ngritur edhe 12 aktakuza për dhunën seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gjatë kohës së fundit janë ngritur edhe 12 aktakuza për dhunën seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kemi dhe tri vendime të gjykatave, vendime dënuese për rastet e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë. Dy prej tyre janë në Gjykatën Themelore, ndërsa një ka marrë vendimin e formës së prerë”, shtoi Haxhiu.

U.d. presidentja e vendit ka potencuar se do të vazhdojnë të adresojnë përgjegjësitë për të gjitha krimet e luftës, derisa ka falënderuar organizatat e shoqërisë civile që kanë mbajtur lartë moralin e të gjitha viktimave.

Në fund, ajo kërkoi nga Serbia që t’i hedh para organeve të drejtësisë të gjithë personat që  kanë kryer krime lufte.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026