Haradinaj: Kosova duhet të synojë anëtarësimin në NATO në samitin e ardhshëm në Shqipëri
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Haradinaj: Kosova duhet të synojë anëtarësimin në NATO në samitin e ardhshëm në Shqipëri
Kryetari i nderit Aleancës për Kosovën, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje që institucionet e vendit të veprojnë menjëherë në mënyrë që në samitin e ardhshëm të NATO-s, i cili do të mbahet në Shqipëri, të diskutohet kandidatura e Kosovës për anëtarësim në aleancën veri-atlantike.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetet sociale, ka vlerësuar NATO-n si aleancën më të fuqishme politiko-ushtarake në botë, duke theksuar se ajo e shpëtoi popullin e Kosovës nga gjenocidi.
Ai ka thënë se megjithëse koha deri në samitin e ardhshëm është e shkurtër, me punë serioze ky synim është i arritshëm.
Sipas Haradinajt, mosmbështetja e këtij objektivi strategjik për Kosovën tregon ose mungesë vizioni, ose moskuptim të përgjegjësisë që bart një funksionar publik.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.