“Heroi i Bondi-t” akuzohet për sulm ndaj babait
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“Heroi i Bondi-t” akuzohet për sulm ndaj babait
Heoi i Bondit
04/06/2026 - 13:04
Linku u kopjua

Ahmed Al Ahmed, i njohur si “hero i Bondi-t”, është akuzuar për sulm ndaj babait të tij në Bankstown, Australi.

Sipas Policisë së NSW, incidenti dyshohet të ketë ndodhur më 9 mars, ndërsa hetimet nisën pas një raportimi për dhunë në familje. Më 3 qershor, 44-vjeçari u pajis me njoftim për paraqitje në gjykatë për “sulm të zakonshëm (dhunë në familje)” dhe “kanosje/përndjekje me qëllim frikësimi”.

Sipas The Australian, 7News raporton se ai akuzohet se e ka kapur babain e tij në qafë. Ndaj tij është vendosur edhe një urdhër mbrojtës (AVO), që e ndalon të afrohet më shumë se 100 metra nga babai i tij, përcjell KosovaPress.

Ai pritet të dalë në gjykatë më 29 korrik.

Rasti vjen pak ditë pas akuzave ndaj dy vëllezërve të tij më të rinj, të cilët po përballen me akuza për kërcënim dhe shantazh ndaj tij, duke kërkuar para. Ata janë deklaruar të pafajshëm dhe janë liruar me kusht.

Al Ahmed u bë i njohur si “hero i Bondi-t” pasi në dhjetor i mori armën sulmuesit Sajid Akram gjatë një incidenti me 15 viktima, ku vetë u plagos rëndë dhe më pas u shërua pas trajtimit në spital.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026