SHBA-ja pohon se sulmuan një anije me flamur iranian, Izraeli nis sulmin ajror në Bejrut
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
SHBA-ja pohon se sulmuan një anije me flamur iranian, Izraeli nis sulmin ajror në Bejrut
Ushtria amerikane bëri të ditur se qëlloi dhe çaktivizoi një anije cisternë me flamur iranian në Gjirin e Omanit.
Sulmi vjen ndërsa SHBA-të vazhdojnë bllokadën ndaj porteve iraniane në Ngushticën e Hormuzit.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi më parë se SHBA-të do të ndalonin operacionin e tyre për të udhëhequr anijet e bllokuara përmes ngushticës - ja se si u zhvillua "Projekti Liri".
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se një propozim i SHBA-së për t'i dhënë fund luftës "është ende duke u shqyrtuar", raporton BBC.
Në një postim në rrjetet sociale, presidenti amerikan paralajmëroi se sulmet ndaj Iranit do të rifillojnë nëse nuk arrihet një marrëveshje.
Më parë, një media amerikane, duke cituar dy zyrtarë të paidentifikuar, raportoi se një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës ishte afër.
Ndërkohë, ushtria izraelite ka nisur sulme ajrore ndaj një komandanti të lartë të Hezbollahut në Bejrut , tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.