Heqja e urdhërarrestit për Radoiçiq, reagon Haxhiu: Ky person tentoi ta aneksojë veriun më 24 shtator
Lexohet për: 2 min.
0 Albulena Haxhiu 2022 (2)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas deklaratës së sotme të  kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i cili tha sot konfirmoi se i ishte hequr urdhërarresti Milan Radoiçiqit, por më pas ishte rikthyer, pa i zbuluar arsyet për publikun.

Haxhiu ka thënë se “po të mos hiqej fletarresti (mos)operimi i tij do të ishte krejt ndryshe apo edhe i pamundur në veri”.

“Kur dikujt i hiqet fletarresti praktikisht i bie që diçka ka ndërruar për të mirë, por këtë vit nga ky person që iu hoq fletarresti u organizua tentim-aneksimi i veriut më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit. A e ka të qartë ky kryeprokuror që kjo çështje është preokupim kombëtar e shoqëror dhe nuk ka këtu vetëm pikë?|, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ajo ka theksuar se drejtësia është e pavarur vetëm kur ajo njëmend është në përputhje me vullnetin e popullit.

“Cenimi që Serbia për mbi 20 vjet i ka bërë rendit juridik dhe kushtetues në veri të vendit me në krye akter terrorist si Milan Radojçiq, veriu, siguria kombëtare nuk janë thjesht çështje të ftohta juridiko-penale të një prokurori apo kryeprokurori që me lehtësinë e botës thotë se vetëm ai i di arsyet pse i ka hequr fletarrestin dikujt si Milan Radojçiq. Dhe pikë, siç shprehet ai”, ka thënë Haxhiu.

“Republika e Kosovës nuk i përket Prokurorisë, ajo sikur secili institucion duhet t’i shërbej Republikës dhe vullnetit të popullit ose nëse ka pasur presione nga dikush nga politika asokohe mos le ta ushtrojë detyrën në mungesë guximi sepse kështu e merr në qafë Republikën.

Vullneti i popullit është i qartë: ai do drejtësi dhe shtrirje të rendit e ligjit, pa dallim. Për këtë vullnet breza e breza të tërë janë angazhuar dhe sakrifikuar, mijëra të tjerë kanë dhënë dhe jetën dhe nuk ka njeri në botë kushdo qoftë ai që del dhe na thotë unë ia hoqa fletarrestin Radojçiqit dhe pikë. Kjo nuk kalon!|, ka përfunduar Haxhiu.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025