Henderson operohet me sukses, por humbet pjesën e mbetur të Botërorit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Henderson operohet me sukses, por humbet pjesën e mbetur të Botërorit
New Project - 2026-07-08T174801.694
08/07/2026 - 17:48
Linku u kopjua

Jordan Henderson i është nënshtruar me sukses një operacioni në parakrahun e majtë, pasi pësoi një dëmtim të rëndë gjatë festimeve pas fitores 3-2 të Anglisë ndaj Meksikës në fazën e 1/8 së finales të Kupës së Botës.

Mesfushori u rrëzua teksa po kalonte mbi tabelat reklamuese, duke pësuar një thyerje që i dha fund pjesëmarrjes së tij në turne.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, 36-vjeçari konfirmoi se operacioni ka përfunduar me sukses dhe u shpreh optimist, ndërsa falënderoi stafin mjekësor që u kujdes për të.

Edhe pse nuk do të luajë më në këtë Botëror, Henderson ka vendosur të qëndrojë pranë kombëtares angleze për të mbështetur skuadrën deri në fund të turneut.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026