Mitrovica e Veriut gati për numërimin e votave të deputetëve
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mitrovica e Veriut gati për numërimin e votave të deputetëve
Procesi i numërimit të votave të deputetëve në Komunën e Mitrovicës së Veriut, pritet të nisë së shpejti, ndërsa ekipet janë në përgatitjet e fundit për fillimin e procesit.
Kështu ka deklaruar për KosovaPress, ushtruesi i detyrës së Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut, Faton Loshi.
“Jemi në përgatitje. Veç po presim të fillojmë. Sapo të na japë qasje KQZ-ja, besoj shumë shpejt do të fillojmë”, ka thënë Loshi.
Përveç numërimit të votave të deputetëve, do të bëhet edhe rikonfirmimi i votave për partitë politike.
Qytetarët e Kosovës votuan të dielën në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare për zgjedhjen e përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pjesëmarrja në votim në nivel vendi ishte 36.88 për qind.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.