Haxhiu: Sot në të gjitha shkollat në orën e parë të mësimit do të diskutohet për dhunën në familje
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkë me shefen e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila po bashkëbisedojnë me nxënësit shkollës "Ahmet Gashi" për dhunën me bazë gjinore.

Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë ka nisur fushata globale "16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Ministrja Albulena Haxhiu theksoi se sot në të gjitha shkollat në orën e parë të mësimit do të diskutohet për dhunën në familje.

Ajo tha se deri më 10 dhjetor organizohen me qindra aktivitete.

"Ministria e Drejtësisë e ka për përgjegjësi që të adresojë politikat për eliminimin e dhunës në familje. Deri më tani kemi ndërmarrë shume veprime që kanë për qëllim që të rehabilitojnë personat qa kryejnë dhunën në familje", tha ajo.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila tha se mekanizmat për të parandaluar dhunën janë të shumtë. Ajo kërkoi nga nxenëait që të bëhen "aleatë për parandalimin e dhunës".

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025