Haxhiu pret Krasniqin dhe Tahirin, thekson rolin për drejtësi
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Haxhiu pret Krasniqin dhe Tahirin, thekson rolin për drejtësi
HAxhiuu
10/04/2026 - 17:26
Linku u kopjua

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, priti në takim Vasfije Krasniqi Goodman dhe Shyhrete Tahiri, të cilat, janë emëruar të deleguara të posaçme për çështjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës.

Sipas njoftimit, gjatë takimit u vlerësua guximi dhe qëndrueshmëria e tyre, si dhe roli i rëndësishëm që kanë luajtur në thyerjen e heshtjes dhe në kërkimin e drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

U theksua se zëri i tyre ka ndihmuar që kjo çështje të trajtohet me dinjitet dhe seriozitet, si në vend ashtu edhe në arenën ndërkombëtare dhe se angazhimi i tyre tashmë ka edhe dimension institucional.

Në këtë drejtim, u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit me institucionet, për forcimin e mbështetjes për të mbijetuarat dhe për avancimin e të drejtave të tyre, duke e mbajtur kërkesën për drejtësi aktive dhe të pranishme. Institucionet do të vazhdojnë angazhimin për dinjitet, drejtësi dhe trajtim të barabartë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026