Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkruar për gjendjen e mediave në vend, duke akuzuar pushtetin aktual se po synon të ngulfasë lirinë e shtypit.
Përmes profilit të tij në Facebook, Haradinaj ka theksuar se liria e mediave është themel i demokracisë dhe nuk duhet të trajtohet si privilegj, por si e drejtë e patjetërsueshme e shoqërisë.
Ai ka kritikuar gjuhën e përdorur nga përfaqësuesit e pushtetit ndaj mediave, duke thënë se krijimi i një klime ofenduese nuk i shërben as demokracisë dhe as besimit të qytetarëve.
“Një kryeministër që sulmon median, në thelb sulmon një nga shtyllat kryesore të shtetit demokratik”, ka shtuar Haradinaj.Haradinaj ka vlerësuar gjithashtu punën e gazetarëve, kameramanëve dhe ekipeve teknike, duke nënvizuar përkushtimin e tyre në kushte shpesh të vështira për të informuar publikun.
Ai ka theksuar se, në qasjen e tij, do të ketë transparencë dhe bashkëpunim me mediat, pa shmangie nga pyetjet dhe pa gjuhë përçmuese.
Më 3 maj ishte Dita Botërore e Lirisë së Shtypit.