Snapchat i “tradhton”, Policia ndërhyn pas publikimit të armëve në Gjakovë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Snapchat i “tradhton”, Policia ndërhyn pas publikimit të armëve në Gjakovë
Policia-e-Kosoves1111
02/05/2026 - 12:46
Linku u kopjua

Dy raste të ndara që lidhen me armë zjarri janë raportuar gjatë ditës së djeshme në Gjakovë, ku të dyshuarit kishin publikuar pamje në rrjete sociale.

Sipas Policisë, në rastin e parë rreth orës 13:30, një e dyshuar femër kosovare ka postuar një video-incizim në rrjetin social Snapchat, ku shihej me armë zjarri. Nga ajo është konfiskuar një armë-pistoletë me dy karikatorë të zbrazët. Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në rastin e dytë që ka ndodhur rreth orës 11:20 në rrugën “Londra”, është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili kishte publikuar foto dhe video duke gjuajtur me armë zjarri. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij nuk është gjetur armë. Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Të dy rastet janë cilësuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026