Haradinaj kujton Komandant Drinin dhe dëshmorët e Llapushnikut
Tjera
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Haradinaj kujton Komandant Drinin dhe dëshmorët e Llapushnikut
691217138_1534103598080983_1864240183779726017_n
08/05/2026 - 10:54
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot figurën e Komandant Ekrem Rexhës – Drinit, në përvjetorin e rënies së tij, duke e cilësuar si një ndër figurat më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Drini, me aftësitë e tij si udhëheqës dhe vizionar, la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës, ndërsa humbja e tij ishte “goditje e madhe për vendin dhe dhimbje e thellë për familjen dhe bashkëluftëtarët”.

Haradinaj kujtoi gjithashtu sakrificën e banorëve të Kashicës, Staradranit dhe Terstenikut gjatë vitit 1999, si dhe Betejën e Llapushnikut, të zhvilluar më 8, 9 dhe 10 maj 1998, të cilën e cilësoi ndër betejat më të lavdishme të Luftës Çlirimtare.

“Me përulje e respekt kujtojmë dhe nderojmë 47 dëshmorë dhe 54 martirë që ranë në altarin e lirisë së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Në fund, ai ka nderuar edhe dëshmorët dhe martirët e fshatit Lëbushë, duke theksuar se gjaku i tyre u bë themel i lirisë së Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026