Sinner thyen rekordin e Djokovic
Tjera
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sinner thyen rekordin e Djokovic
Jannik Sinner ka shkruar historinë në turneun e Romës, duke arritur gjysmëfinalen pas fitores ndaj Andrey Rublev me rezultat 6-2, 6-4.
Me këtë sukses, italiani vendosi një rekord të ri me 32 fitore radhazi në turnetë Masters 1000, duke kaluar rekordin e mëparshëm prej 31 fitoresh të vendosur nga Novak Djokovic në vitin 2011.
Edhe pse kushtet atmosferike në "Foro Italico" ishin të vështira për shkak të erës, numri një i botës tregoi stabilitet, ndërsa Rublev gaboi shpesh duke shkaktuar 28 gabime të pashpjegueshme. Pas ndeshjes, Sinner u shpreh:
"Unë nuk luaj për rekorde, luaj vetëm për historinë time. Në të njëjtën kohë, kjo do të thotë shumë për mua, por nesër është një ditë tjetër dhe një kundërshtar tjetër".
Në gjysmëfinale, Sinner pritet të ballafaqohet me fituesin e duelit mes Daniil Medvedev dhe Martin Landaluce.
Italiani mbetet favoriti kryesor për t'u bërë lojtari i parë vendas që fiton titullin në Romë pas pesë dekadash.
KosovaPress