Haradinaj kërkon nga qeveria që t’i rrisë pagat e tërë sektorit publik
Lexohet për: 1 min.
1.Ramush Haradinaj AAK 2022 (2)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar sot nga qeveria që t’i rrisë pagat e të gjithë sektorit publik. Sipas tij, nëse vazhdon “fjetja e qeverisë”, Kosova do të humbasë numër të madh të profesionistëve në sektorë të ndjeshëm.

Haradinaj në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës ka kritikuar qeverinë edhe për mospagesën e rrezikshmërisë për policët e Kosovës.

Më tej, Haradinaj ka kërkuar nga qeveria që t’i rrisë pagat e të gjithë sektorit publik, meqë konsideron se pas liberalizimit të vizave do të humbin shumë profesionistë nga sektori publik.

https://kosovapress.com/admin/miratohet-ligji-per-pagat-ne-sektorin-publik/

“Deri në qershor kisha kërkuar nga qeveria që të bëjë një plan që buxhetin të paraparë për paga ta rrisë dhe e ka mundësinë me rishikim që të rrisë pagat e gjithë sektorit publik, jo vetëm të një kategorie për të gjithëve”, ka shtuar ai. /Sh.Pajaziti

https://kosovapress.com/admin/ska-shtesa-per-zyrtaret-publike-as-me-pagen-e-muajit-mars/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024