Haradinaj emocionon AAK-në me fjalimin e fundit si kryetar
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Haradinaj emocionon AAK-në me fjalimin e fundit si kryetar
haradinaj
24/05/2026 - 12:45
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur fjalimin e fundit si kryetar i kësaj partie, duke thënë se do të vazhdojë t’i shërbej Kosovës dhe kombit, pasi ky shërbim ka nis që kur ishte fëmijë dhe nuk përfundon kurrë.

Haradinaj në kuvendin e përgjithshëm të AAK-së, ku pritet të zgjidhet kryetari i kësaj partie për mandat katër vjeçar, falënderoi  

“Që nga mosha e re, fëmijë e deri në 31 vjeç, shërbimin ndaj atdheut e kam bërë  si shërbim për çlirim, kam pas nderin të jem ushtar dhe komandat i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK faleminderit për jetë, faleminderit për jetë bashkëluftëtar., .... nga sot do të vazhdoj t’i shërbej Kosovës si njëri nga ne, si njëri nga ju. Shërbimi për Kosovën, shërbimi ndaj kombit nuk përfundon kurrë. Përjetë Aleancë “, tha ai, duke shtuar se sot AAK i beson Arjan Gjinit.

Haradinaj pati edhe një apel për votuesit në Kosovë dhe bashkatdhetarët jashtë vendit.

Ai shtoi se mos votoni askënd që e rrezikon aleancën me Amerikën dhe sigurinë e Kosovës.

Delegatëve të kuvendit iu drejtua edhe kandidati i vetëm për kryetar të AAK-së dhe i nominuari për kryeministër nga AAK, Ardian Gjini. Derisa, delegatët pritet të votojnë për Hardinajnë si kryetar nderi.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026