Hapet Oda Nordike e Tregtisë, Kurti: Urë lidhëse për investime në Kosovë
Lexohet për: 1 min.
Kurti Erduani
1 vit më parë
Linku u kopjua

Është hapur Oda Nordike e Tregtisë në Kosovë, për të cilën kryeministri Albin Kurti u shpreh optimist se do jetë urë lidhëse që bizneset nordike të investojnë në Kosovë.

Ta lumtur me hapjen e kësaj ode u shprehën edhe ambasadori suedez, finlandez dhe ai norvegjez, të cilët potencuan bashkëpunimin ekonomik mes vendeve të tyre dhe Kosovës.

Në anën tjetër, kryetarja e Odës Nordike të Tregtisë, Afërdita Pllana, tha se kjo nismë do të ndihmojë në rritjen ekonomike të Kosovës dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025