Hamza voton bashkë me familje, i fton qytetarët për pjesëmarrje në zgjedhje
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Hamza voton bashkë me familje, i fton qytetarët për pjesëmarrje në zgjedhje
hamza07
07/06/2026 - 10:35
Linku u kopjua

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, bashkë me familjen e tij e ka shfrytëzuar të drejtën e votës në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Hamza ftoi të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, të dalin të votojnë sipas bindjeve të tyre në mënyrë të qetë e demokratike.

“Bashkë me familjen time sapo e shfrytëzuam të drejtën tonë për të votuar. I ftoj të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë, të dalin të votojnë, të votojnë sipas bindjeve të tyre politike, të votojnë në mënyrë të lirë, të qetë e në mënyrë demokratike. Është ditë e bukur, ta shfrytëzojnë këtë ditë për të dalë për të votuar sepse ne sot vendosim për të ardhmen për katër vitet e ardhshme”, tha Hamza raporton KosovaPress.

Hamza votoi në shkollën “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë. Sipas KQZ-së, deri në ora 10:19 në qytetin e Mitrovicës së Jugut dalja është 3.49 për qind apo 2 mijë e 805 qytetarë i janë drejtuar kutive të votimit nga 80 mijë e 271 sa janë me të drejtë vote.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026