Hamza nga Vushtrria: PDK e gatshme dhe e mobilizuar për ndryshimin që kërkon Kosova
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Hamza nga Vushtrria: PDK e gatshme dhe e mobilizuar për ndryshimin që kërkon Kosova
Bedri Hamza19
19/05/2026 - 20:50
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza ka deklaruar se strukturat e PDK-së janë të gatshme dhe të mobilizuara për zgjedhjet e 7 qershorit dhe për sjelljen e ndryshimit në vend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hamza tha se mobilizimi i strukturave të PDK-së po shihet në çdo komunë të Kosovës, duke përmendur edhe tubimin e mbrëmshëm në Vushtrri.

“Strukturat tona janë të gatshme dhe të mobilizuara. Sikur sonte në Vushtrri, ashtu edhe në çdo komunë tjetër, jemi të bashkuar dhe të vendosur për ta sjellë ndryshimin që kërkon Kosova”, ka shkruar Hamza.

Ai ka theksuar se me qeverinë e ardhshme të PDK-së, krizat do t’i takojnë së kaluarës, ndërsa vendi do të hyjë në një etapë të re zhvillimi, stabiliteti dhe mirëqenieje për qytetarët.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026