Hamza me gruan e tij kanë një shtëpi, tri banesa e tri garazha
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Hamza me gruan e tij kanë një shtëpi, tri banesa e tri garazha
Bedri_Hamza
Foto Ilustruese
17/04/2026 - 19:11
Linku u kopjua

Një shtëpi, tri banesa dhe tri garazhe I ka deklaruar si pasuri të paluajtshme, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Në deklarimin vjetor të pasurisë, ai ka treguar se e ka në pronësi të veten një banesës me sipërfaqe 120 metër katror në vlerë 70 mijë euro,  dhe një tjetër më sipërfaqe 98 metër katror në vlerë 46 mijë euro.

Ai ka deklaruar se i ka në pronësi edhe tri garazhe në vlerë 14 mijë e 700 euro së bashku.

Gjithashtu ka deklaruar se ka një hektar tokë në vlerë 50 mijë euro dhe një shtëpi prej 72 metrash katror në vlerë 25 mijë euro. Ndërkohë në emër të bashkëshortes ai ka deklaruar një banesë prej 60 metrash katror në vlerë prej 39 mijë euro.

Para të gatshme ai ka deklaruar se ka mbi 10 e 700 euro në një llogari dhe 1408 euro në një llogari tjetër.

Ai ka deklaruar të ardhura vjetore personale në vlerë prej afër 19 mijë e 700 euro.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026