Haliti në prag të zgjedhjeve: Do pushoja krenar për të kaluarën, por tani s’mund të rri indiferent
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Haliti në prag të zgjedhjeve: Do pushoja krenar për të kaluarën, por tani s’mund të rri indiferent
Xhavit Haliti
14/05/2026 - 13:02
Linku u kopjua

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Xhavit Haliti, ka thënë se në rrethana normale, do të pushonte i qetë dhe krenar për të kaluarën e tij.

Por, siç tha Haliti, përballë kësaj gjendjeje në të cilën sipas tij është vendi, ai nuk mund të rri indiferent.

“Në rrethana normale, unë do të pushoja i qetë dhe krenar për të kaluarën time. Por, përballë kësaj gjendjeje, nuk mund të rri indiferent, ashtu siç nuk mund të rrijë askush që e do këtë vend”, ka thënë Haliti përmes një postimi në Facebook, transmeton KosovaPress.

Haliti në prag të zgjedhjeve: Do pushoja krenar për të kaluarën, por tani s’mund të rri indiferent

Haliti konsiderohet si një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa roli i tij kryesisht cilësohet të ketë qenë politik, diplomatik dhe logjistik.

Po ashtu, Haliti u bë pjesë e PDK-së që nga themelimi i saj, teksa aktualisht është anëtar i kryesisë, ndërsa pjesë e kuvendit pati arritur të bëhej në tetë legjislatura.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026