Gucati në gjykatë në Drenas, pasi u kërcënua nga një person në Facebook
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Gucati në gjykatë në Drenas, pasi u kërcënua nga një person në Facebook
Gucati seance
20/07/2026 - 12:13
Linku u kopjua

Në Gjykatën Themelore në Drenas ka nisur seanca gjyqësore ndaj Eqrem Avdullahut nga Rahoveci, cili akuzohet për veprën penale “kanosje”, raporton KosovaPress.

Sipas Prokurorisë, Avdullahu kishte kërcënuar përmes rrjetit social Facebook kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Sipas aktakuzës, ekziston dyshimi i bazuar mirë se më 3 qershor 2026, rreth orës 13:10, i pandehuri Eqrem Avdullahu, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka kanosur seriozisht Hysni Gucatin, duke i shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën.

Në aktakuzë thuhet se në një faqe në Facebook me emrin “Diaspora në Krye” ishte postuar një fotografi e Hysni Gucatit me mbishkrimin “Prokuroria heton Hysni Gucatin - mori rrogë për 19 vite si sekretar shkolle pa shkuar në punë”.

Lexo po ashtu
Tyson mbush 60 vjet
Sipas Prokurorisë, më pas i pandehuri, përmes profilit të tij personal në Facebook me emrin “Eqrem Avdullahu”, kishte komentuar: “Këtë derr duhet pushkatu”.

“Eqrem Avdullahu nga Rahoveci. Ekziston dyshimi i bazuar mirë se me datën 03.06.2026, rreth orës 13:10, i pandehuri Eqrem Avdullahu, përmes rrjetit social Facebook, me qëllim të shkaktimit të frikësimit dhe ankthit seriozisht e kanos të dëmtuarin Hysni Gucati, në atë mënyrë që në një fanpage në rrjetin social Facebook me emrin ‘Diaspora në Krye’, ishte postuar një foto e të dëmtuarit me mbishkrimin ‘Prokuroria heton Hysni Gucatin - morri rrogë për 19 vite si sekretar shkolle pa shkuar në punë’, ku më pastaj i pandehuri përmes rrjetit social personal të tij në Facebook me emrin ‘Eqrem Avdullahu’, kishte shkruar komentin me fjalët ‘Këtë derr duhet pushkatu’, me ç’rast te i dëmtuari ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tij, me këtë i pandehuri ka kryer veprën penale ‘kanosje’”, thuhet në aktakuzë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026