Në Prishtinë, Hagë, Tiranë, Strasburg e Shkup u dëgjua zëri i shqiptarëve në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pak javë para shpalljes së vendimit për katërshen e UÇK-së, Speciales në Hagë do t’i dorëzohen edhe mbi 200 mijë firmat e mbledhura në mbrojtje të vlerave të luftës.
Ai u dënua për pengim të drejtësisë dhe u liria nga burgu në vitin 2023.
Syla shton për KosovaPress se ky peticion kishte për qëllim që t’i dërgohet Speciale një mesazh se shqiptarët kundërshtojnë një gjykim politik.Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka prezantuar raportin preliminar të organizatës “Bar Human Rights Committee of England and Ëales”, lidhur me funksionimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.
Shqetësime serioze ka konstatuar ky raport, i cili është dokument voluminoz i prezantuar të enjten në Prishtinë, ku mes tjerash konstaton se mandati i Speciales ka pasur devijim nga qëllimi fillestar.
Çështja kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është mbyllur tanimë dhe rasti është në duart e gjykatësve për vendim. Ata më 18 shkurt kanë thënë fjalët e tyre përfundimtare, ku janë deklaruar sërish të pafajshëm për të gjitha akuzat që i ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Data e saktë e shpalljes së aktgjykimit ende nuk dihet. /Sh.Pajaziti/