Guardiola nuk shqetësohet ndaj Arsenalit
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Guardiola nuk shqetësohet ndaj Arsenalit
Pavarësisht se Arsenali është shkëputur në pesë pikë avantazh në krye të tabelës, Pep Guardiola ka insistuar se Manchester City nuk ndjen asnjë presion shtesë përpara përballjes së nesërme kundër Crystal Palace.
Sipas të raportimeve nga FlashScore, City ka një ndeshje më pak të zhvilluar, por fitorja është detyrim për të mbajtur gjallë shpresat për titull në dy xhirot e mbetura.
Guardiola u shpreh i fokusuar vetëm te performanca e skuadrës së tij, duke injoruar ecurinë e rivalëve:
"Ajo që kam mësuar në karrierën time si trajner është që, atë që nuk mund ta kontrollosh, harroje," deklaroi tekniku spanjoll gjatë konferencës për shtyp.
Në prag të duelit ndaj Palace, i cili ndiqet nga finalja e FA Cup kundër Chelseat të shtunën, Guardiola paralajmëroi rotacion në formacion për shkak të orarit të ngjeshur.
Ai vlerësoi kundërshtarin, duke përmendur se Crystal Palace, edhe pse po kalon një fazë ndryshimesh me largimin e trajnerit Oliver Glasner, mbetet një ekip i rrezikshëm që po përgatitet për finalen e Conference League ndaj Rayo Vallecanos.
"
Ata janë profesionistë, do të luajnë në nivelin më të lartë," tha Guardiola, duke hedhur poshtë dyshimet se Palace mund të kursehet në ndeshjet e fundit të kampionatit.
KosovaPress