Gruda: Ftesa e Kurtit para themelimit të Kuvendit tregon që do të flitet për krijimin e të gjitha institucioneve
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Gruda: Ftesa e Kurtit para themelimit të Kuvendit tregon që do të flitet për krijimin e të gjitha institucioneve
Gruda22334
09/07/2026 - 16:12
Linku u kopjua

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, tha se ftesa e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti për liderët e partive opozitare tregon që do të flitet për krijimin e të gjitha institucioneve. Gruda këtë qëndrim të tij para mbledhjes së Kryesisë së PDK-së e ka lidhur me faktin se ftesa ka ardhur para konstituimit të Kuvendit.

“Ne kemi thënë prej fillim që pa dialog politik, pa kompromis, s’mund të ketë formim të institucioneve. Për atë po mblidhemi që ta kemi një qëndrim. Presim që dialogu me qenë i vërtetë. Meqë ftesa është bërë para krijimit të institucioneve, radha është bërë për formimin e krejt institucioneve. Asnjë parti s’ka fituar në zgjedhjet e fundit numrin e nevojshëm me i bë krejt institucionet. Ju e dini që VV ka kërkuar më shumë se 50%, votuesit i dhanë më pak se aq. Rezultati është i qartë, shumë gjëra janë sqaruar. Pas mbledhje së kryesisë flasim”, tha Gruda.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026