Grenell i reagon Vjosa Osmanit: Po gënjen, bashkë me Kurtin keni qenë ekipë katastrofal
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Grenell i reagon Vjosa Osmanit: Po gënjen, bashkë me Kurtin keni qenë ekipë katastrofal
Grenell
Foto Arkiv
10/03/2026 - 16:25
Linku u kopjua

I dërguari presidencial për misione të veçanta, Richard Grenell, ka reaguar pas deklarimeve të mbrëmshme të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani se Administrata Trump është Administrata më pro-kosovare që kur vendi ka shpallur pavarësinë.

Ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka shkruar “Osmani po gënjen”, duke thënë se ajo bashkë me Kurtin kanë qenë një “ekip katastrofë”.

“Ajo po gënjen. Ekipi Kurti/Osmani ka qenë një katastrofë dhe të gjithë e shohim qartë këtë. Ajo do të thotë gjithçka për mbijetesën e saj politike”, shkruan Grenell në platformën X.

Gjatë një interviste mbrëm në Syri TV, Osmani tha se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ndihmuar në hapjen e mundësive të reja për Kosovën në arenën ndërkombëtare.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026