U nda nga jeta filozofi Jürgen Habermas, përkrahu bombardimet e NATO-s në Kosovë më 1999
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
U nda nga jeta filozofi Jürgen Habermas, përkrahu bombardimet e NATO-s në Kosovë më 1999
Filozofui1234
14/03/2026 - 20:43
Linku u kopjua

Shuhet filozofi i njohur gjerman, Jürgen Habermas. Habermas ndër mendimtarët më të rëndësishëm të kohës sonë, mbrojti bombardimet e NATO-s në Kosovë në vitin 1999.

Një nga zërat më me ndikim të Gjermanisë shuhet. Filozofi dhe sociologu i njohur gjerman, Jürgen Habermas ndërroi jetë në Starnberg në moshën 96 vjeçare, njoftoi shtëpia botuese Suhrkamp për Agjencinë Gjermane të Shtypit, dpa duke iu referua familjes së tij.

Jürgen Habermas ishte ndër mendimtarët më të rëndësishëm të kohës sonë. Habermas gjithmonë prononcohej për çështjet politike të kohës. Ai mbrojti bombardimet e NATO-s në Kosovë në vitin 1999 ku theksoi se argumenton se askush nuk ka të drejtë t'i braktisë viktimat e t'i lerë të xhelatëve të tyre. "Kur nuk ka rrugë tjetër fqinjët demokratikë duhet të ndërhyjnë për ndihmë emergjence e legjitimizuar nga e drejta ndërkombëtare",tha Habermas për "Die Zeit", prill 1999, transmeton DW.

Veprat e tij kryesore u shkruan në Frankfurt mbi Main, ku ai e filloi karrierën në vitet 1950 në Institutin për Kërkime Sociale nën Theodor W. Adornon. Në vitin 1961, ai mori profesurën në Marburg me veprën e tij "Transformimi Strukturor i Sferës Publike". Pas disa vitesh në Universitetin e Heidelbergut, Habermas pasoi Max Horkheimer në vitin 1964 si Profesor i Filozofisë dhe Sociologjisë në Universitetin e Frankfurtit. Leksioni i tij i parë u bë libri "Dituria dhe Interesat Njerëzore" (1968). Gjatë revoltës studentore, Habermas ishte fillimisht mbështetës, por ai e hodhi poshtë radikalizimin e lëvizjes. Vitet e fundit filozofi i kaloi pranë Liqenin Starnberg.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026