Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka qenë më pro-Kosovë që nga shpallja e pavarësisë, duke theksuar se nga Kosova nuk është kërkuar asnjë koncesion.
Gjatë një interviste në Syri TV, Osmani tha se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ndihmuar në hapjen e mundësive të reja për Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Sipas Osmanit, Kosova nuk ka bërë asnjë koncesion në raport me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian.
“Nuk kam bërë asnjë koncesion për Kosovën as me BE e as me SHBA”, u shpreh ajo.“Kemi folur me Rubion se si ta anëtarësojmë Kosovën në NATO me zero cent lobim, pa asnjë koncesion, sepse nuk na është kërkuar”, tha Osmani.
Ajo gjithashtu përmendi se programi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) është rinegociuar dhe vazhdimi i projektit mbi 200 milionë dollarë është siguruar pas diskutimeve që ka zhvilluar në Ëashington.
Presidentja shtoi se edhe gjatë presidencës së Donald Trump, Kosova ka marrë mbështetje të rëndësishme nga SHBA-të, transmeton rtvdykagjini.