Grabitje me thikë në një pompë derivatesh në Prishtinë, merren mbi 2,500 euro
2-Second
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Grabitje me thikë në një pompë derivatesh në Prishtinë, merren mbi 2,500 euro
Policia e Kosoves - automjeti - arkiv - ilustrim
21/06/2026 - 09:16
Linku u kopjua

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në një pompë derivatesh në rrugën “Ramiz Cernica” në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 20 qershor 2026, rreth orës 02:50, kur dy punëtorë të pompës kanë njoftuar se gjatë kohës sa ndodheshin në vendin e tyre të punës, në objekt kanë hyrë dy persona të maskuar.

Nën kërcënimin e një arme të ftohtë (thikë), të dyshuarit kanë arritur të marrin para të gatshme në vlerë prej rreth 2,539.64 eurosh.

Pas kryerjes së grabitjes, autorët janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e tyre.

Rasti është cilësuar si “Grabitje” dhe po hetohet nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026