Goditi për vdekje këmbësorin në Prizren, të pandehurit D.D. i ngritët aktakuzë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Goditi për vdekje këmbësorin në Prizren, të pandehurit D.D. i ngritët aktakuzë
Prokuroria Themelore Prizren
03/06/2026 - 11:17
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë me dije se të mërkurën ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet D.D. për aksidentin me fatalitet që ndodhi më 18 mars 2026 në rrugën “Wesley Clark” në Prizren, ku humbi jetën një këmbësor.

Sipas aktakuzës së Departamentit të Krimeve të Rënda, i dyshuari, i cili ndodhet në paraburgim që nga dita e fatkeqësisë, dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Prokuroria njofton se D.D., duke drejtuar automjetin e tij, nuk e kishte përshtatur shpejtësinë me kufizimet e parapara në atë segment rrugor, ku lejohej lëvizja deri në 40 kilometra në orë. Sipas aktakuzës, ai po lëvizte me shpejtësi prej 75 kilometra në orë pranë një shtegu për këmbësorë, afër rrethrrotullimit.

Si pasojë e shpejtësisë së lartë, i pandehuri nuk ka arritur ta vërejë me kohë këmbësorin I.O., i cili po kalonte në shtegun e këmbësorëve, duke e goditur atë dhe duke shkaktuar aksident me pasoja fatale.

Viktima ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda të marra në aksident, ndërsa raporti i autopsisë ka konstatuar se vdekja erdhi si rezultat i lëndimeve të shkaktuara nga aksidenti në trafik.

Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026