GLPS: Kosova rrezikon humbje të pakthyeshme financiare nga vonesat në zbatimin e Planit të Rritjes
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
GLPS: Kosova rrezikon humbje të pakthyeshme financiare nga vonesat në zbatimin e Planit të Rritjes
GLPS 30062026
30/06/2026 - 11:21
Linku u kopjua

Kosova rrezikon të humbë miliona euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, për shkak të vonesave në zbatimin e reformave dhe mosfunksionalizimit të plotë të institucioneve, paralajmëroi të hënën Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).

Në një konferencë për media, menaxherja e programit në GLPS, Ema Pula, tha se 30 qershori shënon fundin e periudhës së fundit që i mundësonte Kosovës të shmangte humbjet financiare përmes zbatimit të reformave të parapara.

Ndërkohë, hulumtuesi në GLPS, Besar Gërgi, tha se mungesa e institucioneve plotësisht funksionale ka ndikuar drejtpërdrejt në zbatimin e reformave.

Ai tha se pas publikimit të raporteve zyrtare nga Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian do të bëhet e ditur shkalla e fondeve të përfituara, fondet e rrezikuara dhe reformat që kanë mbetur të papërmbushura.

Ai shtoi se duke konsideruar gjendjen aktuale në Kosovë, GLPS ka disa rekomandime për përmirësimin dhe përshpejtimin e zbatimit të agjendës së reformave.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026